Pas stuhisë, formohet “syri” fenomeni i çuditshëm në qiell
Sarah Hodges ka fotografuar ‘syrin e përsosur të stuhisë’ vetëm disa çaste pasi stuhia ‘Ciara’ shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në Britani, Irlandë dhe më gjerë.
Fotografitë tregojnë retë vendosur rreth hënës së plotë në mënyrë që dukej sikur nëna natyrë ‘po hidhte’ një sy vigjilent mbi tokë pas stuhisë.
48-vjeçarja nga Bolton, vuri re që hëna shkëlqente në mbrëmjen e 11 shkurtit dhe bëri disa fotografi që t’ua tregonte familjarëve të saj.
Imazhet e kapura në një telefon të zakonshëm Samsung S9 u bënë virale pasi Sarah i publikoi në Facebook duke marrë 2.3 mijë pëlqime dhe 35 mijë komente e shpërndarje.
Sarah, e cila punon me kohë të plotë si bukëpjekëse, tha: Unë i bëra fotografitë të martën e kaluar 11 shkurt 2020, mes orës 9.34 dhe 9.39 nga dritarja e shtëpisë sime.”
Ajo shtoi:
Unë jam e fiksuar me hënën, perëndimin e diellit, lindjen e diellit dhe detin. Ky është fat pasi njerëzit shpenzojnë orë të tëra për foto perfekte ndërsa unë e bëra në pak minuta. Ndihem shumë me fat dhe krenare.”
Duket se midis shkatërrimit të shkatuar nga stuhia dhe shirat e rrëmbyer natyra ka shkëlqyer me këto pamje të bukura mes kaosit.