Pse holandezët nuk i mbyllin kurrët dritaret e shtëpive? Zbuloni arsyen

Për shumë vizitorë në Holandë, një nga gjërat më interesante kur enden nëpër rrugët e Amsterdamit ose qyteteve të tjera është se mund të shohin brenda shtëpive të vendasve.

Kjo për shkak se shumë holandezë nuk kanë perde dhe nuk i mbyllin kurrë grilat e tyre kur janë në shtëpi. Vetë holandezët nuk mendojnë se veprimet e tyre janë të pazakonta. Ata e lidhin mungesën e perdeve me shprehjen se nuk kanë asgjë për të fshehur.

Kjo metodë është e gërshetuar në kulturën e tyre aq shumë saqë edhe studiuesit e kanë të vështirë që të kuptojnë pse njerëzit në Holandë kujdesen aq pak për privatësinë e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpjegimi më i popullarizuar buron nga tradita fetare protestante e kalvinizmit, e cila këmbëngul se qytetarët e ndershëm nuk kanë asgjë për të fshehur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një shpjegim tjetër është se ata dëshirojnë që të tregojnë gjendjen e tyre të mirë financiare. Ndërsa standardet e jetesës janë rritur me kalimin e kohës, mobiljet e brendshme janë bërë më luksoze. Njerëzit tani i lënë perdet e hapura për të treguar një dhomë plot mobilje, dekorime dhe arte të varuara në mur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?