Pse nuk i mbajmë mend ëndrrat?
Nganjëherë është me të vërtetë zhgënjyese kur shihni një ëndërr të bukur, por nuk mund ta mbani mend, apo jo?
Ju kaloni një të tretën e jetës duke fjetur, dhe një pjesë e madhe e saj gjithashtu duke ëndërruar, shkruan “LiveScience”.
Por shpesh ju nuk i mbani mend ëndrrat, në fakt, thuajse kurrë. Edhe ato që i mbani mend sapo të zgjoheni, brenda një minute veçse do ta harroni.
Në jetën normale, nëse harroni diçka kaq shpejt, do ishte një problem serioz për të cilin duhet të shihni një doktor, por sa i përket ëndrrave, kjo është shumë normale.
Njerëzit i harrojnë menjëherë ëndrrat, prandaj të gjithë ata që thonë se nuk shohin ëndrra kurrë, në fakt thjeshtë po i harrojnë shumë shpejtë.
Mund të jetë e pabesueshme që ju ëndërroni por e harroni menjëherë, por testime që janë bërë tregojnë se ka shumë njerëz që nuk mbajnë mend të kenë ëndërruar ndonjëherë në jetën e tyre, por nëse i zgjon në momentin e duhur, ata do të mbajnë mend ëndrrën.
Kur ju flini, jo i gjithë truri juaj ndalon aktivitetin në të njëjtën kohë. Një prej regjioneve të trurit që ndalon aktivitetin i fundit është hipokampusi, pjesa e cila i bartë kujtimet nga memoria afatshkurtër në atë afatgjatë.
Meqenëse hipokampusi fle e fundit, edhe zgjohet e fundit. Prandaj ëndrrat mbeten në memorien afatshkurtër sepse hipokampusi nuk është plotësisht i zgjuar kur ju zgjoheni.
Sipas një studimit bërë në Francë, personat që mbajnë mend ëndrrat më shumë, zgjohen më shpesh gjatë natës. Ata rrinë zgjuar mesatarisht për 2 minuta, para se të kthehen në gjumë.
Nganjëherë, ëndrrat thjeshtë nuk kanë rëndësi që të kujtohen. Njësoj si ju nuk e mbani mend se çfarë keni menduar sot në mëngjes teksa keni larë dhëmbët, ju nuk mbani mend disa ëndrra vetëm për faktin që kanë të parëndësishme.
Kurse disa ëndrra më të gjalla, me më shumë emocione dhe ndodhi, do t’i mbani më mirë mend më mirë.