FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qyteti italian ku “ndalohet të vdesësh”

Banorët janë në largim të vazhdueshëm dhe mes atyre pak që kanë ngelur, 6 nga 10 janë mbi moshën 60-vjeçare. Bëhet fjalë për Sellian, komunën e vogël në Calabri të Italisë, e cila rrezikon të boshatiset.

Për të shmangur zhdukjen e këtij vendi, kryebashkiaku i ka “urdhëruar” banorët që të mos vdesin. Qytetari i parë ka firmosur një urdhër të vërtetë ku “ndalohet të vdesësh”, duke i ftuar gjithë banorët që të bëjnë kujdes ndaj shëndetit të tyre. Ky urdhër mban numrin 11 dhe është firmosur më 5 gusht 2015 nga kryebashkiaku Davide Zicchinella, mjek pediatër.

Por Sallia nuk është e vetmja komunë kalabreze në rrezik zhdukjeje, pasi janë një sërë zonash në rajon në rrezik mbijetese. Urdhri parashikon kujdes maksimal për shëndetin, duke i ftuar banorët që të qëndrojnë në formë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përgjigjja e qytetarëve ndaj këtij urdhri ishte mjaft inkurajuese, rreth 100 persona u janë nënshtruar kontrolleve shëndetësore, duke përkrahur nismën tonë”, thotë Zicchinella.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?