Sa herë në ditë duhet ta lani fytyrën

Ekspertët e Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë theksojnë që nga mënyra se si lajmë fytyrën varet si do të duket lëkura jonë

Pastrimi i drejtë i kontribuon përmirësimit të shëndetit të lëkurës së fytyrës, ndërkaq zvogëlon mundësinë e dëmtimit të proceseve të përflakjeve.

Mirëpo në asgjë nuk duhet tepruar, sepse larja e tepërt e fytyrës mund të irritojë lëkurën, derisa me rastin e pastrimit të parregullt grumbullohet papastërtia.

Në mënyrë që lëkura të jetë e pastër dhe e freskët, ekspertët rekomandojnë dy herë në ditë pastrimin e fytyrës – në mëngjes dhe në mbrëmje, para se të shkoni të flini gjumë, prej 20 deri 30 sekonda.

Mos harroni që, pos fytyrës, njësoj është i rëndësishëm pastrimi i përditshëm i mjekrës dhe i qafës, ku gjithashtu shtresohet papastërtia.

Rekomandohet edhe piling i rregullt i fytyrës, ndërsa ideale do të jetë që piling të bëni disa herë në javë.

Në këtë mënyrë eliminohen qelizat e vdekura nga lëkura dhe pengohet mbyllja e poreve, ndërsa më së miri do të ishte nëse do të përdorni piling me bazë natyrale.

 

SHKARKO APP