Sa kohë duhet të ecni për të djegur kaloritë e një çokollatë?
Çokollata është ndoshta ëmbëlsira më e preferuar e të rinjve dhe të moshuarve në të gjitha periudhat e vitit, por sidomos në dimër.
E vetmja pikë e vështirë është kaloritë që mbeten pas konsumimit të saj. Sa përpjekje dhe kohë duhet për të djegur një çokollatë që do të hani? Edhe konkretisht sa duhet të ecni? Sipas Shoqërisë Mbretërore të Shëndetit Publik, për të djegur një çokollatë që ka rreth 229 kalori, duhen rreth 42 minuta ecje. Nëse edhe ju jeni i interesuar të vraponi, atëherë duhet ta dini se duhen 22 minuta për të vrapuar.
Për sa i përket kalorive, mos harroni se një burrë duhet të konsumojë rreth 2500 kalori në ditë, ndërsa një grua rreth 2,000 kalori.