FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shiti kompaninë, shefi i dhuron 200 mijë euro secilit punonjës

Quhet Nevzat Aydin, dhe ndoshta është kandidat për t’u shpallur një nga shefat më të dashur të kohëve tona. Administratori ekzekutiv i Yemeksepeti, kompanisë më të madhe në Turqi që merret me shpërndarjen online të ushqimeve nëpër shtëpi, vendosi t’i jepte 200 mijë euro secilit punonjës pas shitjes së kompanisë.

“E bëra sepse nëse kemi arritur sukses, ka qenë falë të gjithëve,” konfirmoi Aydin.  Kompania arriti të ketë një capital prej 500 milion eurosh, dhe menaxheri sëbashku me 114 punonjësit e tij, e themeloi 15 vjet më parë, me një buxhet fillestar prej vetëm 70 mijë eurosh.

“Reagimet ishin shumë emocionale,” tregon Aydin për të përditshmen turke Hurriyet, “disa punonjës shpërthyen në lot, disa të tjerë bërtitën nga alegria, disa të tjerë shkruajtën letra falenderimi. Kishte emocione të forta, pasi këto gjëra mund të ndryshojnë jetën e njerëzve, tani mund të blejnë shtëpi, makina e çfarë të dëshirojnë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përgjithësi, pagat e punonjësve të Yemeksepeti varionin nga 1000-1700 euro në muaj, dhe një dhuratë kaq e madhe i shokoi ata. “Kur folëm për bonusin, biseda u bë shumë emocionale. Kjo dhuratë do të ndryshojë jetën e shumë prej nesh”, tha një nga punonjësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?