Si mund ta zbuloni nëse jeni me Covid nëpërmjet pirjes së kafes? Përgjigjet profesori i njohur i biologjisë nùkleare
Dy nga simptomat e zakonshme të Covid-19 janë humbja e nuhatjes dhe shijes.
Sipas ekspertëve, këto veçori janë bërë një sinjal i rëndësishëm për të zbuluar nëse një person është i infektuar ose jo.
Pikërisht duke u bazuar tek këto simptoma, kafeja është një produkt që mund të na vijë në ndihmë në diagnostikimin e prezencës së virusit në organizëm.
Duke qenë se shumica e njerëzve janë përdorues të rregullt të kafes në mëngjes, mos ndierja e aromës së njohur mund të jetë një iniciues i mirë për kryerjen e tamponit për Covid-19.
“Ndonjëherë humbja e nuhatjes te këta pacientë është simptoma e vetme, kështu që humbja e nuhatjes dhe shijes mund të jetë testi më i thjeshtë që do të zbulojë gjendjen te njerëzit. Dhe kështu ata do të dinë që nuk bën të lëvizin jashtë dhe të përhapin infeksionin”, thotë James Schëob, profesor i biologjisë nùkleare në Universitetin Tufts.