FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të ndarë mes dy Koreve, burrë e grua takohen pas 65 vjetësh

 

Ndarja e dy Koreve kishte sjellë edhe ndarjen e një çifti të ri të cilët u takuan pas 65 vitesh. LeeSoon Kuy, 85 vjeç kishte jetuar me bashkëshortin e saj vetëm 7 muaj dhe më pas lufta e vitit 1950 mes dy Koreve bëri që ata të ndahen.85-vjeçarja jetoi në Korenë Jugore kurse burri i saj, në Korenë Veriore. Takimi i tyre u mundësua pasi shtetet kanë rënë në ujdi që familjarët e ndarë të takohen të paktën për 12 orë. Gruaja kishte menduar që burri i kishte vdekur në luftë dhe kishte mbajtur zi dhe e vetme rriti djalin e tyre, tani 65 vjeçar. Ndërkohë një vit më parë ku shtetët vendosën që të lejojnë që familjarët të takohen me të afërmit e tyre, ajo kuptoi që burri i saj ishte gjallë dhe se po kërkonte të takohej me të. LeeSoon Kuy thotë se për 1 vit ka qenë duke e menduar vazhdimisht takimin me bashkëshortin qe kishte 6 dekada pa e pare. Po kështu edhe djali 65 vjeçar takoi për herë të parë babanë e tij, ky takim prej 12 orësh mund të jetë i vetmi për këtë familje të cilët u ndanë përsëri. Ndërkaq më shumë se 66 mijë qytetarë po presin të takohen me familjarët e tyre të ndarë në dy Koretë

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?