FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vdes njeriu më i vogël në botë

Nepalezi Çandra Bahadur Dangi, njeriu më i vogël në botë, i lartë 54,6 centimetra, vdiq në moshën 75 vjeçare, kanë kumtuar sot përfaqësues të Librit të Guinness-it. “Sapo e morëm këtë lajm”, thanë ata.
Zyrtarë të Guinness vjet kishin organizuar takimin e Dangit me njeriun më shtatgjatë në botë, turkun Sulltan Kosen, i gjatë 2,51 metra, transmeton Koha.net.
Takimi ishte mbajtur në Londër, para Pallatit Ëestminster.
"Jam mahnitur duke e parë njeriun më të gjatë në botë. Kam pasur dëshirë ta njoh skajin tjetër”, kishte thënë atëherë Dangi.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?