FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vera po vjen ja disa trajtime të sugjeruara nga dermatologia

Vera po vjen ja disa trajtime për lëkurën nga dermatologia Anisa Begaj.

Që lëkura jonë  të jetë vazhdimisht e shëndetshme duhet një përkujdesje e vazhdueshme shprehet për “Ditë e Re” dermatologia Anisa Begaj. Ja disa trajtime të vlefshme.

-Pastrim i vazhdueshëm me produkte sipas llojit të lëkurës tuaj,  po ashtu një përdorim i vazhdueshëm dhe i pashmangshëm i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Pastrim i thellë i  lëkurës me Peling Kimik

Swiss Digital Mobile Reklama

Pastrim i cili konsiston me aplikimin e disa acideve mjekwsore të cilët bëjnë të mundur heqien e sipërfaqes së lëkurës dhe më pas ndodh rigjenerimi i saj dhe si rezultat kemi një lëkurë më të re dhe më të shëndetshme.

-Trajtime me teknikën  Mikrotermabrasion dhe Dermapen

Trajtim i cili ka si qëllim gërvishtjen e lëkurës me anë të një koke diamanti për të mundësuar  rigjenerimin e thellë të saj duke aktivizuar kolagjenin e humbur. Trajtimi me Dermapen mund të kryhet dhe me anë të kombinimit të plazmës së gjakut tuaj për një efektë edhe më të shpejtë.

-Trajtimi me Mezoterapi

Ky trajtim kryhet me anë të një age e cila përmban një kompleks vitamiansh posaçërishtë për tipin e lëkurës tuaj.Shërben për ushqyerjen e thellë të sajë dhe mund të kryhet me anë të dy fazave të sajë.

-Lazeri

Sëfundmi një risi e re në trajtimet e lëkurës është edhe lazeri i cili bën magjira. Ai mundëson djegien e lëkurës dhe ridaljen e një të reje më e rigjeneruar se kurrë. Ky trajtim kërkon kujdes të vazhdueshëm dhe po ashtu kohë.

Anisa Begaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?