FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vogëlushi 19 muajsh që di të lexojë

Zakonisht, fëmijët mësojnë të lexojnë në moshën 5-vjeçare, apo kur fillojnë klasën e parë. Por, ky vogëlush, që është 19 muajsh, jo vetëm që di të lexojë më shumë se 300 fjalë, por mund të numërojë deri në 50.

Mamaja e tij krenare, LaToya Whiteside, ka filmuar videon se si Carter lexon kartat që ajo i jep në shtëpinë e tyre në Charlotte të Kalorinës së Veriut.

Carter i lexon fjalët pa parë mamanë e tij në sy dhe pa pritur konfirmimin e saj. Nëna e tij shprehet: “Djali im di të lexojë. Ai e di alfabetin dhe është në gjendje që të njohë shkronjat. Ka nisur që t’i njohë shkronjat që kur ishte 7 muajsh, ndërsa 12 muajsh ai thoshte fjalë që unë nuk ia kisha përmendur ndonjëherë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?