Home Aktualitet Kush e vr*u A...

Kush e vr*u Almën dhe fëmijët? Misteret që u hodhën në lumin Buna

2781
0

Nga: Redjon Shtylla

Pse një nënë me tre fëmijë hidhet në lum, çfarë e detyroi, apo e detyruan? Gjitha nisi nga një denoncim për zhdukjen e Almës dhe të tre fëmijëve nga kryefamiljari, Erdgys Arrazi. Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare Ergesa, e cila sot u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të gjetur 39-vjeçaren Alma Arrazi dhe dy të miturit e tjerë.

Shumë po flitet, por askush nuk po thotë të vërtetën. Familjarët e Erdgys Arrazit, hedhin akuza të drejtim të nuses dhe shprehen se nuk ja falin, por në asnjë rrjesht nuk flasin për dhunë në familje. Nëse ka dhunë, pse një familje nuk e pranon që ka probleme, kaq e vështirë është? Sigurisht që mentaliteti dorëzohet përpara shenjave të dhunës. 31-vjeçari tashmë është i arrestuar si personi që shtyu gruan me fëmijët drejt vetëvrasjes. Janë po këta familjarë që i kanë shpallur të gjithë të vdekur në njoftimin për ceremoninë e varrimit të 9-vjeçares.

Sipas tyre, çifti kohët e fundit kishte pasur debate dhe Alma sipas tyre merrte ilaçe për gjendje të rënduar emocionale. Por kjo alibi është bërë vetëm nga Erdgysi dhe familjarët e tij, pasi spitali i Shkodrës nuk konfirmon se 39-vjeçarja merrte mjekimi për problemet me shëndetin mendor. Pra menjëherë fajtore bëjnë gruan, e cila ende nuk është gjetur.

Nga familja e Almës, motra e saj, u ka thënë hetuesve se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 39-vjeçares dhe fëmijëve. Sipas një dëshmie tjetër në polici, shkaku shihet edhe tek një tradhëti e mundshme bashkëshortore për të cilën Alma kishte marrë dijeni. Dhe jo vetëm, pretendohet se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjece.

Nga ana tjetër qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule në lumin Buna. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, u shpreh e pikëlluar për tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet.

Krahët kur ti thyejnë dhe bota nuk të sheh, është pikërisht fabula e kësaj ngjarje që është më tragjike si asnjë krim tjetër në vend. Një nënë e re me 3 fëmijë, ishte ulur në kafe dhe më pas u hodh me fëmijët në lum, por PSE? Çfarë e ka detyruar që jetën e saj dhe të tre fëmijëve ta lëshojë në ujërat e thella të lumit Buna? Dhuna, tradhëtia, familja…çfarë problemesh ka pasur Alma?, që askush nuk i paska dëgjuar dhe denoncuar.

Duhet të gjykojmë përtej rastit. Përditë ne mediat raportojnë për aktet të vrasjes. Shoqëria është molepsur, krimi është bërë një akt i pranueshëm, frikshëm i zakonshëm. Jo vetëm që ne po mësohemi, por shoqëria shqiptare është indiferente edhe ndaj fenomeneve të tilla. Çfarë ka shoqëria shqiptare? Ky është problemi, se çfarë do të bëjmë ne pastaj? Viktimat nuk gjykohen, as nuk paragjykohen.

Sot është Alma ajo që po vritet nga një media në tjetrën, dhe nesër je TI. Duhet të flasim, të gjejmë zgjidhje për problemet në familje, sepse të vajtojmë nuk është zgjidhje, por pranim se jemi të dobët të shpëtojmë jetën e njeriut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit