10 gjëra që mund t’i bëni çdo ditë

Inteligjenca është një punë në progres. Maksimizojë inteligjencën tënde me këto zakone të thjeshta. Ja 10 mënyra për t’u bërë më të zgjuar në rutinën tuaj përditshme:

Koha në internet

Shpenzimi i kohës në internet nuk do të thotë domosdoshmërish kontrollim i rrjeteve social apo mbushje e kohës me fotografi tërheqëse . Web-et kanë gjithashtu informacione të pafundme, kurse online dhe diskutime shkencore. Zëvendësoni disa minuta me informacione më “ushqyese” për trurin!

Shkruani gjërat që mësoni

Kjo s’do të thotë të shkruani pafund, por të reflektoni për atë çfarë shkruani. Kjo me siguri do ta përmirësonte fuqinë e trurin tuaj. Një instruktore joge sugjeron të shkruajmë afërsisht 400 fjalë në ditë për gjërat që kemi mësuar.

Bëni një listë të gjërave që keni arritur

Një pjesë ë mirë e inteligjencës tuaj ka të bëjë më vetëbesimin dhe lumturinë, pra rritini të dyja këto duke u ndalur jo vetëm tek lista e gjërave që nuk keni bërë në jetë por edhe tek ato që keni realizuar.

Luani lojëra elektronike

Lojërat elektronike jo vetëm që janë të këndshme për t’u luajtur, por në të njëjtën kohë janë edhe një mënyrë shumë e mirë për të përmirësuar trurin tuaj.

Shoqërohuni me njerëz më të zgjuar

Mund të jetë pak e vështirë për vetëbesimin tuaj por të shoqërohesh me njerëz më të zgjuar është një nga mënyrat më të lehta për të mësuar.

Lexoni sa më shumë

Kjo nuk është ndonjë përgjigje surprizë por është një përgjigje logjike. Leximi përfundimisht është esencial. Opinione të ndryshme ka për atë se çfarë lexojmë dhe se çfarë tekstesh na bëjnë më të zgjuar, që nga përzgjedhja e një gazete të përditshme deri tek librat fikshën.

Shpjegojeni atë që dini tek të tjerët

Albert Ajnshtaini ka thënë: “Nëse nuk e shpjegoni dot, atëherë do të thotë se nuk e kuptoni mjaftueshëm”. Sigurohuni se çfarë keni mësuar dhe se e keni fiksuar informacionin në memorien tuaj.

Bëni gjëra të reja dhe të rastësishme

Steve Jobs pasi braktisi shkollën kishte shumë kohë të lirë në dispozicion dhe vazhdoi një kurs kaligrafie. Në atë kohë atij kjo gjë iu duk e parëndësishme, por aftësitë e dizajnimit që ai mësoi në atë kurs i përdori më vonë, kur projektoi kompjuterët e tij të parë. Konkluzioni është që kurrë nuk mund ta dish se çfarë do të nevojitet më vonë. Duhet thjesht të provosh gjëra të reja dhe t’i përdorësh këto gjëra në eksperiencat e tua të mëvonshme.

Mësoni gjuhë të huaja

Pa dyshim që kjo nuk do të thotë se ju duhet ta flisni rrjedhshëm atë gjuhë brenda një kohë të shkurtër.

Jepini vetes edhe pak kohë joproduktive

Një polic në pension thotë: “Kaloni disa kohë vetëm duke menduar. Unë e bëj këtë gjë sa herë bëj ushtrime”.

SHKARKO APP