75 ditë protestë, qytetarja tetraplegjike bën thirrjen: Kërkoj vetëm një banesë

Në ditën e 75-të të protestës kundër qeverisë “Rama 4”, një qytetare tetraplegjike ka sjellë në vëmendje vështirësitë e mëdha me të cilat përballen prej vitesh personat me aftësi të kufizuara.

E ardhur nga Kamza, ajo tregoi se pjesëmarrja në protestë nuk ka qenë e lehtë, por vendosi të jetë e pranishme për të kërkuar që problematikat e saj dhe të personave të tjerë me aftësi të kufizuara të merren më seriozisht nga institucionet. Gruaja rrëfeu se prej 10 vitesh përpiqet të sigurojë një banesë dhe të kryejë një ndërhyrje, pa gjetur ende një zgjidhje konkrete.

“Kam 10 vite që mundohem për një banesë dhe për të kryer një ndërhyrje. Unë vij nga Kamza me shumë sakrifica. Nuk e di pse nuk e marrin seriozisht zërin tonë, shqetësimet tona. Zëri ynë ka qenë i shurdhër”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes pranisë së saj në protestë, ajo kërkoi më shumë vëmendje institucionale, por mbi të gjitha masa konkrete për të lehtësuar jetën e personave me aftësi të kufizuara dhe për t’u dhënë zë kërkesave të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?