76 ditë protestë, të rinjtë e diasporës i bashkohen marshimit: Nga Berlini me zemër për Shqipërinë

76 ditë protestë shënohet sonte kundër qeverisë ”Rama 4”, ku ka nisur me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe një prani të konsiderueshme të të rinjve të ardhur nga diaspora.

Grupet e të rinjve janë mbledhur fillimisht në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, nga ku kanë marshuar drejt Sheshit “Skënderbej”, për të vijuar më pas në drejtim të Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë shpalosur pankarta me mesazhe që kërkojnë ndryshim politik dhe shprehin mbështetje për lëvizjen qytetare. Ndër sloganet e përdorura janë edhe “Nga Berlini me zemër për Shqipërinë!” dhe “Larg në distancë, bashkë në qëndresë!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrja e të rinjve nga diaspora është një nga elementët që ka spikatur në këtë tubim, duke i dhënë protestës një tjetër dimension dhe duke vënë në pah përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zhvillimet politike në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?