Aeroporti i Rinasit mbetet në krye në Ballkanin Perëndimor, meritë e Kastrati Group

Sipas statistikave të publikuara nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka përpunuar 11.6 milionë pasagjerë gjatë vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 8.7% krahasuar me vitin 2024 dhe duke u renditur i pari në rajon për nga volumi i pasagjerëve.

Gjatë vitit 2025, TIA ka zgjeruar ndjeshëm rrjetin e fluturimeve, me 15 destinacione të reja dhe 7 linja ajrore të reja partnere, duke forcuar më tej rolin e tij si nyje kryesore ajrore e Ballkanit Perëndimor.

Ky zhvillim dhe ky ritëm rritje i mahnitshëm i atribuohet drejtimit dhe menaxhimit nga kompania Kastrati Group, e cila ka investuar miliona euro në zgjerimin e kapaciteteve, përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e konkurueshmërisë së aeroportit në tregun rajonal dhe europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimet dhe menaxhimi në Rinas jo vetëm tregojnë se Shqipëria po konkuron fort në Ballkanin Perëndimor, por edhe forcën e Kastrati Group, kompani që është ngjitur në majë të biznesit shqiptar dhe rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?