Agron Shehaj nis takimet për zgjedhjet bashkiake në vitin 2027

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nisur takimet përgatitore në kuadër të zgjedhjeve bashkiake të vitit 2027.

Gjatë takimit në degën 7 në Tiranë, Shehaj ka ftuar mbështetësit dhe qytetarët e angazhuar të kandidojnë nën logon e Partisë Mundësia me qëllim kontributin në ndërtimin e një qeverisjeje vendore të ndershme dhe në shërbim të njerëzve.

“Zgjedhjet bashkiake po afrohen. Po evidentojmë kandidatët e Partisë Mundësia në të gjithë këshillat bashkiake. 50 mijë votues kanë votuar për Partinë Mundësia zgjedhjet e fundit. Këtë vit, mbështetësit tanë janë rritur. Nëse je një prej tyre, të ftojmë të vetë-propozohesh si kandidat për këshillat bashkiakë”, deklaroi Shehaj. Turi i takimeve me mbështetësit e “Mundësia” nisi nga dega 7 në kryeqytet për t’u shtrirë më pas në të gjithë Tiranën dhe qytetet e tjera të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?