Akrobatja bie nga 20 metra lartësi

Një akrobate ka rrëshqitur nga dora e partnerit të tij, duke rënë nga një lartësi rreth 20 metra lartësi, ekuivalente me më shumë se tri kate.

Për fat të mirë, rënia nuk pati pasoja dramatike çka mund t’i rrezikonin jetën.

Gruaja ka pësuar thyerjen e krahut të majtë dhe një tronditje të butë të trurit, ndërsa nëse do të kishte rënë me kokë me siguri do të humbte jetën.

Ngjarja ndodhi gjatë një performance në kryeqytetin e Bjellorusisë në Minsk.

Pas aksidentit, administrata e cirkut tha se zonja Syulgina nuk do të ishte në gjendje të kërkonte kompensim për plagët e saj, pasi kishte vendosur vetë që ka bënte rolin pa pajisje sigurie.

Zonja Syulgina tha se pajisjet e sigurisë e pengojnë për të kryer ushtrimet normalisht.

/Ora News

SHKARKO APP