Akuza nga Berisha: Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, 500 milionë euro janë një gjobë e tmerrshme
Sali Berisha, në një prononcim sot për medie jashtë Kuvendit, komentoi përplasjet që po ndodhin mes kompanive aksionare që po ndërtojnë aeroportin e Vlorës, ndërsa u shpreh se nuk merr anën e asnjë pale, sepse janë institucione të tjera ato që duhet të vlerësojnë. Për të ndërhyrja e shtetit kundër atij që është investitor kryesor, përbën një akt të rëndë dhe i jep atij të drejtën për një dëmshpërblim që mund të shkojë më së paku 500 milionë euro.
“Por vetëm një gjë ju garantoj, se mënyra se si po vepron Edi Rama, shkon sipas atyre të dhënave që kam, në një gjobë jo më pak se gjysmë miliardi euro kundër Shqipërisë. Në aeroportin e Vlorës mund të ketë kundërshti midis ortakëve”, tha Berisha.
“Çështja është tek një 130 milionë euro të kontratës. Sipas kontratës të pashembullt, të pashembullt, qeveria shqiptare i paguan kompanisë çdo vit, për 13 vite, 10 milionë euro bileta të munguara. Në qoftë se do ishte e drejtë nuk çonte polici, por palët e ortakët e zgjidhnin në të gjitha shkallët e gjyqësorit”, vijoi Berisha.
Sipas Berishës, “paditësi nuk duhet të padiste Shqipërinë, duhet të padiste ortakun. Edhe të shkonin në arbitrazh ta zgjidhnin me ortakun. Po çfarë pune ka shteti? Që të marrë tani t’i japë lehtësimin më të madh atij”.
KOHA JONË SONDAZH

