Akuzat për shpifje/ Rinis procesi për padinë e Tahirit ndaj Palokës, Gjykata e Lartë merr më 15 maj vendimin

Ka rinisur në Gjykatën e Lartë procesi gjyqësor ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, i cili akuzohet nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për shpifje. Gjykata e Lartë pritet të japë vendimin për këtyre akuzave më 15 maj.

Gjyqi ishte pezulluar për shkak të procesit që Paloka kishte me kryeministrin Edi Rama.
Në seance palët i qëndruan kërkesave të bëra më herët prej tyre, përkatësisht avokati i Tahirit për deklarimin e fajshëm të të akuzuarit Paloka dhe mbrojtësi i deputetit demokrat për deklarimin e pafajshëm të tij.

Ministri Tahiri akuzon deputetin Paloka për “shpifje”, në lidhje me disa deklarata të bëra prej tij gjatë muajit janar. Në këto deklarata Paloka etiketonte qeverinë dhe ministrin e Brendshëm si të lidhur me krimin dhe se u ka krijuar favore personave të inkriminuar.

SHKARKO APP