Almeda Abazi dhe i dashuri blejnë shtëpi në Hollywood

 

Megjithëse në mediat turke u përfol se lidhja e tyre është ftohur, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe ylli i filmit turk Tolgahan Sayışman duket se janë më të dashuruar se kurrë. Këtë e konfirmoi edhe Almeda gjatë pjesëmarrjes së saj në festivalin Kënga Magjike ku për herë të parë pranoi hapur lidhjen me aktorin turk, transmeton “Balkanëeb”. Pas një viti lidhje çifti i famshëm ka blerë një vilë lukzose në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe si duket që të dy synojnë Hollywood­in. Kjo shtëpi, e cila sipas mediave kap vlerën prej 1 milion e 200 mijë dollarë është afër shtëpive të dy yjeve botërore, Lindsay Lohan dhe Iggy Azalea dhe gjysmën e parave i ka siguruar Almeda me angazhimet e saj në serialin “Sulejmani i madhërishëm”. Bukuroshja shqiptare u shpall Miss Shqipëria në moshën 15 vjeçare, ndërsa i dashuri i saj më herët ka qenë i martuar me Miss Turqia. 

SHKARKO APP