Amerika pezullon shqyrtimin e vizave, Flamur Noka akuzon qeverinë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e fajësuar për një goditje të rëndë në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Për të Shqipëria ndonëse është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, sot është përfshirë në listën e vendeve për të cilat DASH ka ndaluar procedimin e vizave.

”Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë. Kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”,-u shpreh Noka, duke ia atribuar përgjegjësinë drejtpërdrejt kryeministrit Rama. Ai e mbylli reagimin e tij me akuzën: “Edi Rama, shkaku je ti.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria shqiptare apo nga autoritetet amerikane lidhur me deklaratat e bëra nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?