Amnistia/140 mijë makina përfitojnë faljen e taksave dhe fshirjen e detyrimeve për çregjistrimin

Nga 8 maji hyn në fuqi ligji për faljen e taksave të papaguara për makinat dhe fshirjen  e detyrimeve për mjetet që çregjistrohen. Ky ligj i miratuar nga Kuvendi parashikon faljen e plotë të taksave dhe të gjobave për makinat që prej vitit 2011 të cilat çregjistrohen, duke dalë nga qarkullimi.

Ndërkohë që kush dëshiron ta mbajë, do të jetë i detyruar të paguajë taksat e prapambetura, por pa gjobat dhe penalitetet.

Kjo shuarje detyrimesh pritet të prekë rreth 140 mijë mjete. Mësohet se ligji parashikon gjithashtu fshirjen e detyrimet tatimore e doganore përfshirë principalin, kamatëvonesën dhe gjobën, për periudhat përpara Dhjetor 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara.

Më tej bëhet me dije se po ashtu fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2011-2014 me kushtin që të shlyhet i plotë tatimi, taksa, tarifa, apo kontributet e papaguara.

SHKARKO APP