Analisti Kikia: PD ndryshoi metodologjinë, tani me tubim agresiv politik! Përplasja ka kosto

Analisti Mentor Kikia thotë se protesta e PD është një tubim politik që u identifikua nga hedhjet masive të molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë, Kuvendit, por dhe efektivëve të policisë, mjeteve piroteknike e sendeve të tjera të forta.

Sipas tij opozita ka rritur intensitetin e zhvillimit të protestave të mëdha si dhe agresivitetin, ashtu siç dhe vetë lidershipi i PD-së ka paralajmëruar. Kikia e vë theksin tek numri i pjesëmarrësve në protestë, duke i evidentuar si faktori kryesor që bën ndryshimin.

”Protesta ishte ajo që ishte paralajmëruar, vijim i një kursi të ri të reagimit të opozitës pas protestës së 24 janarit, të cilët ndryshuan në metodologjinë e më hershme kur protestat ishin paqësore apo elementë modestë të konfrontimit. Më së shumti ishin tubime politike. Në 24 janar u shënua kthesa e parë e këtij aksioni politik që ishte lajmëruar nga lidershipi duke thënë që protestat do jenë ndryshme do jemi më agresivë. Kemi të bëjmë me rritje të intensitetit, të shpeshtimit të protestave, por dhe rritje të agresivitetit”,-tha Kika në ”Report Tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analisti tregon se jo të gjithë pjesëmarrësit në protestë janë të gatshëm të konfrontohen. Në momentin që nisin aktet e dhunës, janë pakica ata që sulmojnë dhe pjesa tjetër marrin rolin e spektatorit. Mentor Kikia thotë se kjo metodë e të protestuarit, mund t’i kushtojë PD-së në numrin e pjesëmarrësve në protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?