Arben Ahmetaj: Investime në 8 bashki

Në Ministrinë e Financave, u nënshkruan tri marrëveshje financimi me bankën gjermane KfW. Marrëveshjet për bashkëpunim financiar, për programin Infrastruktura Bashkiake, 3 dhe 4 u nën shkruan nga Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj bashkë me Ambasadoren Gjermane në Shqipëri, Susanne Schutz, ambasadorin zvicerian Christoph Graf dhe përfaqësues të bankës Gjermane për Zhvillim KFW.

Gjatë fjalës së tij ministri Ahmetaj tha se, “të tria këto marrëveshje janë të rëndësishme për financimin e e programit të Infrastrukturës Bashkiake III / IV, Furnizimi me ujë dhe kanalizime për vendndodhjet e projekteve Berat-Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamëz, Librazhd dhe Lushnjë. Te tre këto financime, që në total kapin vlerën 47 milionë euro, do të akordohen nëpërmjet KfË me anë të tre marrëveshjeve financiare: Kredia e Qeverisë Gjermane në vlerën prej 35 milionë EUR Granti i Qeverisë Zvicerane (SECO) në vlerën prej 10,4 milionë EUR, si dhe Grant I Qeverisë Gjermane në vlerën prej 2 milionë euro”.

“Programi i Infrastrukturës Bashkiake III-IV do të kontribuojë në përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë dhe kanalizime në Bashkitë e përfshira në program, Berat-Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamëz, Librazhd dhe Lushnjë.

Përcaktimi i tyre është bërë sipas prioriteteve të Masterplanit Kombëtar të Ujësjellës Kanalizimeve si dhe nevojës për investime për të përmbyllur investimet e kryera në fazat e mëparshme të programit. Objektivi i Programit është sigurimi i shërbimit të qëndrueshëm dhe financiarisht të përballueshëm të furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të përdorura për popullsinë e qyteteve të përfshira në program. Gjithashtu synohet përmirësimi i performancës të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve të këtyre Bashkive”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP