Arben Malaj thirrje të fortë socialistëve: Nesër Ramës kërkojini publikisht të japë dorëheqjen

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka një thirrje të fortë për socialistët që në mbledhjen e së enjtes të strukturave drejtuese të Partisë Socialiste për çështjen “Balluku” të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai tha se kjo është një mundësi e artë për socialistët që, sipas tij, vendosin Shqipërinë mbi interesat partiake.

Ai tha se mbledhja e nesërme mund të shërbejë si një moment reflektimi, duke e krahasuar me periudhën e vitit 2005, kur PS-ja përjetoi ndryshime të rëndësishme të brendshme. I ftuar në ”A2cnn”, Malaj tha se zhvillimet e fundit politike dhe mesazhet nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian tregojnë qartë se çdo cenim apo pengim i drejtësisë është i papranueshëm dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e integrimit europian të vendit.

Malaj paralajmëroi se një vendimmarrje për të mos ndryshuar situatën politike mund të krijojë pengesa serioze në negociatat me BE-në, duke e cilësuar situatën si “shembje të urës së integrimit”. Ai shtoi se brenda grupit parlamentar socialist mund të ekzistojë një pakicë deputetësh që kanë mundësi të ndikojnë në vendimmarrje, veçanërisht në çështje që lidhen me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Kushtetutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për emra konkretë, Malaj tha se nuk dëshiron t’u marrë iniciativën individëve që mund të ndërmarrin hapa të tillë, por shprehu besimin se disa prej tyre mund t’i përgjigjen ndërgjegjes dhe përgjegjësisë ndaj vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?