FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Arjan Çani pyet Bashën për njohen me familjen Trump

Moderatori i “Zonë e Lirë”, Arjan Çani ka zbuluar se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka njohje personale me Ivanka Trump, vajza dhe njëkohësisht këshilltarja e presidentit të SHBA, Donald Trump.

Çani e pyeti Bashën nëse e pranonte se kishte njohje me Ivankën dhe kreu i PD-së nuk e mohoi por përsëriti disa herë se “kam lidhje të forta me bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit Trump”.

Basha tha se kishte planifikuar takime të rëndësishme në Uashington më 17 dhe 18 maj, por situata politike në Shqipëri e detyroi t’i shtynte. Kryeopozitari ishte pak ditë më parë në SHBA ku u takua me Trump, duke u bërë politikani i parë shqiptar që takohet me presidentin e ri amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?