Armina Mevlani tregon se çfarë i gatuan Shkëlzenit

 

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë një nga çiftet më të diskutuara të momentit. Çifti ka kohë që ka nisur të bashkëjetojnë. E teksa çifti po shijon ditët e tyre më të mira, kurioziteti i të gjithëve është i fokusuar këto kohë te çdo dalje publike apo fakt rreth tij, sidomos te ushqimi dhe preferencat në tryezën e ngrënies. Vera e kuqe duket se ka bashkuar edhe më fort shpirtrat e të dashuruarve duke e klasifikuar atë si pijen më të dashur. Armina pëlqen shumë sushin dhe specat e mbushur ndërsa Shkëlzeni është më i fokusuar tek prodhimet e detit. Shoëgirl-i shqiptar është dhe një amvisë shumë e mirë.“Ka qëlluar shpesh t`i gatuaj Shkëlzenit spageti dhe gazpacho (supë me perime që shërbehet e ftohtë)” – citon për shije.al 24 vjeçarja. “E gatuaj shumë mirë dhe jam bërë eksperte në përgatitjen e saj, tani kam më shumë arsye se kurrë” – përfundon duke buzëqeshur ajo. Shkëlzeni preferon edhe bizelet të gatuara në mënyra të ndryshme, por nuk duron dot turlitë ndërsa Armina nuk pëlqen tavën e kosit. Të dy nuk pëlqejnë paçen. Sufleja me çokollatë dhe akullore është ëmbëlsira që unifikon shijet e çiftit. Sa i takon frutave Armina pëlqen fikun, qershinë dhe shalqirin ndërsa Shkëlzeni pjeshkën dhe shegën madje këtë të fundit e pëlqen shumë edhe si lëng të shtrydhur.

SHKARKO APP