Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Armiqtë e lirisë

Lajme E shtunë, 17 Prill 2021 14:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Ndue Ukaj
I.
Njeriu, që t’ia dalë mbanë  për diçka dhe që t’i realizoj ambiciet e tij konstante për liri e qytetërim, gjithmonë i duhet një challenhge dhe një response (një sfidë dhe një përgjegjësi)-këshillon Fernand Braudel. Në linjë me këtë mendim, Braudel zhvillon idenë e tij, kur pohon se mposhtja e sfidave dhe tejkalimi i tyre me përgjegjësi, hedhin bazat e qytetërimit. Në përkim me këtë pohim, atëherë mund dhe duhet të pyetemi: ku ndodhemi sot? A është qytetërimi dhe liria jonë përballë një sfide dhe përgjegjësie të re?
Ajo që ndodhi dje në Francë, na dëfton se përballë lirisë, tani është duke u sforcuar kampi i rrezikshëm i armiqve të lirisë. Ata janë shfaqur në skenë, dhe nëpërmjet terrorit, kërcënojnë lirinë. Shkrimtari mendjendritur Milan Kundera; shkollë e Parisit letrar, në romanin “Identiteti” ka një frazë befasuese kur pohon se: "Nuk ka liri për armiqtë e lirisë." Teksa shija pamjet barbare mbi gazetën javore Charlie Hebdo, mendja menjëherë më shkoi te fraza e sipërcituar.
A ka liri për armiqtë e lirisë?  Për ma tepër, a duhet të ketë liri për armiqtë e lirisë?
Është në natyrën e njeriut- aspiratë e përhershme e tij, që t’i zgjeroj hapësirat e lirisë, mirëpo, qytetërimi ynë, lirisë ja ka vu kufijtë e përgjegjësisë, ndaj, si kurrë më parë, tingëllon aktuale fraza e Kunderës: jo liri, për armiqtë e lirisë.
 
II.
Dje, duke u goditur një gazetë satirike, në Francën, që është simbol i lirisë dhe emancipimit, në një mënyrë, është goditur krejt qytetërimi ynë. Ndaj, nga dje, gjithsecili prej nesh, që ka brenda vetës aspirata lirie e paqe, është ndjerë i tkurrur në hapësirën vetë të lirisë.
Dje, ishte ditë pikëllimi për lirinë e shprehjes, për lirinë e të menduarit dhe krejt humanizmin tonë.  Kjo për faktin se dje, s’është goditur barbarisht vetëm Franca, por i gjithë humanizmi ynë. Dhe pamë me  sy terrorin që vjen nga armiqtë e lirisë.
Ndaj, më duket eufemizëm i tepërt të thuhet se Franca dhe bota, përpara kanë vetëm një sfidë dhe një përgjegjësi. Sepse Franca, bota dhe qytetërimi i lirisë,  përpara kanë një detyrë shumë fisnike: të mbrojnë kufijtë e lirisë, sepse ky është detyrim për gjithë ne dhe një sfidë para të ardhmes.
III.
Nëse e kthejmë kokën prapa dhe e shohim Francën dhe Europën në perspektivën e afërt historike, atëherë pa mëdyshje, mund të pohojmë me plot gojën: Europa e mirëqenies, stabilitetit, integrimeve dhe zhvillimit të hovshëm ekonomik, s’kishte sesi ta imagjinonte një terror kaq të ulët, barbar e të realizuar kaq  brutalisht ndaj fjalës së lirë- postulat ky mbi të cilin është rritur dhe formësuar ideja e lirisë në Unionin Europian.
Përgjatë dekadave të tëra, liria, me gjithë përmasën e saj dhe shtrirjen e gjerë, ishte dhe sigurisht vazhdon të jetë ai jehu magjik që i ngrohu zemrat e miliona njerëzve brenda kontinentit të vjetër. Ata lëviznin dhe lëvizin të lirë, ata punonin dhe punojnë, dhe kështu i shijojnë, si kurrë më parë, frytet e lirisë dhe përparimit.
IV:
Franca është një lloj atdheu shpirtëror, për gjithë ata që e duan të bukurën, artin, mendimin e lirë dhe human. Franca, me kulturën e madhe; me gjithë ata kolosë të letërsisë, filozofisë, është pjesë e identitetit të gjithsecilit që synon të përthith diçka nga letërsia dhe filozofia.
Ndaj, Franca, sot është atdheu ynë i shqetësuar.
Sot, ne jemi Franca e tronditur nga terrori, barbaria dhe e keqja.
Sot, për humanizmin tone, kane ra me shume se kurrë kambanat e alarmit.
Erich Maria Remarque, do të shkruante: ”diçka  re nga fronti i perëndimit”, ndaj, o njerëz, kujdes.
Sot, Europa është e tronditur nga rreziku që i vjen nga armiqtë e lirisë. Sepse, koncepti ynë i shenjt, i cili, ka formësuar idenë tonë për shtetin, kulturën, qytetërimin, tjetrin e shumëçka që sillet vërdallë nesh, po atakohet. Mu për këtë arsye, nëpër shumë vende europiane, kanë filluar të çojnë krye kudo lëvizjet ekstreme.
 
V.
Ndërkohë që bota vlon nga polarizimet, brenda kombit shqiptar, s’prajnë së gulçuar teza e antiteza të gjithfarshme për identitetin tonë, historinë, lirinë dhe përmasën e saj.
Ndaj, sot, s’mjafton të derdhim lot, as të pohojmë me zë kumbues apo të çjerrur: jemi me Francën.
Sot, kemi nevojë ma shumë se kurrë, të forcojmë kampin e lirisë, që mos të rritet kampi i armiqve të lirisë.
Ndaj, mos pyet o njeri për kë bien kambanat. Ato bien për ty- këshillon Ernest Heningway.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 1 ore
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 11 orësh
Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një fillim të ri

Rama në mbështetje të Lana Nusseibeh: Një grua në krye të OKB-së, shpresë për një filli...

Para 11 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.