Artistja që kthen makinat e pista në vepra arti
E kishit menduar se makinat e pista mund të jenë burim i pafund argëtimi për disa njerëz. Por jo vetëm kaq. Një artiste në Rusi e quajtur Nikita Golubev i kthen automjetet e mbuluara nga pluhuri në vepra arti. Nikita sheh makina dhe furgona të palarë në rrugët e Moskës dhe vazhdon artin e saj si pjesë e projektit #dirtpainting. Ajo përdor jo vetëm penelat por edhe gishtat për të vizatuar fytyra dhe pamje kafshësh në sipërfaqen e automjeteve ndërsa në Moskë njihet si një artiste multimediale e arteve të bukura. Kështu që herën tjetër që do të udhëtoni me automjet përmes Moskës, mund ta harroni atë edhe palarë. Makina juaj mund të bëhet vepra e radhës e kësaj artisteje.