Atje është Kuba
Nga Ilir Levonja
Që nga janari i vitit 1961, kanë kaluar plot 54 vjetë. Kaq zgjati dhe lufta e madhe e revolucionit të vëllezërve Kastro, në Kubë përballë një vendi të madh dhe demokratik si Amerika. Ose propoganda marksiste e tyre, duke mallkuar për çdo rast, në fjalën publike, nga podet e presidiumeve a të tjera mbledhje byrosh, apo kongresesh. Që për memorien tonë, janë akoma të gjalla me bandat frymore, flamujt, paradat. Dhe ne në rresht në dy anët e bulevardit të madh të Tiranës. Edhe vëllezërit Kastro këtë bën. Mirëpo ndërsa Europa lindore filloi përmbysjen nga muri i Berlinit, minatorët e Karpateve, shpërbërja e URSS, (Bashkimi Sovjetik) deri tek Tirana. Kuba u bë akoma më grusht. Më e përsosur në propogandën anti imperializëm, aq sa muret e Havanës u mbushën me parulla mallkime kundër Amerikës.
1)Çfarë e lidh Amerikën me Kubën? Pasi shpesh përmenden interesa, synime etj. Çfarë e lidh Kubën me Amerikën. Vendi i servirur si i frikshëm, imperialisto kapitalist etj…, prej Kastrove për gjatë gjithë këtyre viteve. Aq sa dje në mëngjes një pjesë e madhe e kubanezëve nuk po i besonin syve kur panë të valvitjes flamuri amerikan në qëndër të Havanës. Ndërsa me qindra të tjerë u rreshtuan menjëherë në radhë, ndanë kangjellave të saj për të aplikuar për vizë. Pra çfarë i lidh këta dy vende? Dhe çfarë i bëri armiq për vdekje? Ndërkohë që vitet iknin dhe Kubanët e mbetur në ishull, ngrenin llogoret. Kubanët e arratisur, pikoheshin me sytë nga jugu i Floridës. Unë i kam parë me sytë e mi. Aty ku është ndërtuar pika më e fundit e Amerikës së Veriut. Key West. Vizitova shtëpinë e shkrimtarit Ernest Heminguej. Ca blloqe më poshtë vura re njerëz që i drejtoheshin fundit të rrugës. Atje ndodhej pika. Pika e fundit. Pastaj oqeani. Ishin me qindra. Luteshin dhe ia bënin me dorë pamjes blu, anës përballë. Kubës së tyre të dashur.
Pra çfarë i lidh këto dy vende? Së pari Kuba i detyrohet Amerikës për pavarsinë e saj nga kolonizimet shekullore Angli dhe i Spanjës. Heqja e skllavërisë dhe dhënia formë e një vendi apo shteti. Deri sa ajo mori një pavarsi të plotë më 1902 por në protektoratin amerikan. Madje dhe ndërtimet qeveritare, si pallati presidencial, apo i popullit. Janë pamje e përkryer e Kongresit Amerikan. Protektorat njësoj si Porto Riko. Por ndërsa sot Porto Riko është akoma nën Amerikën. Kuba u nda me rrevolucion. Së dyti shkëmbimet në kohë. Shkëmbimet e ndërsjella. Investimet. Sidomos ato të amerikanëve të cilat Fidel Kastro i zeroi me reforma agrare të rrevolucionit. Së treti, njerëzit e ndarë në dy anë, midis ishullit Kubë dhe gadishullit të Floridës. Pengjet njerëzore, brenda të së njëjtës familje, shoqërie e miqësie. Shkëndija e parë qe viti 1980, kur dhjetra e mijra kubanezë shqyen ambasadën e Perusë. Kështu futja në Ambasada është një detaj i hershëm.
Mirëpo këtë vit Kastro do i bënte edhe një dhuratë Amerikës. Përpos disidencës, njerëzve kundër poltikës së tij. Ai do pastronte dhe burgjet ordinere e të tjera. Rezltuoi më vonë që rreth 125 mijë kubanezë, lanë vendin me se dhe si mundën.
2)Majemi është sot atdheu i tyre. Kudo qosheve shikon Havana Club. Bukë kubaneze, kafe kubaneze etj. Shikon televizione private që operojnë dhe konkurojnë fuqishën në tregun amerikan. Shkolla dhe kolegje. Shikon investitorë dhe pjesëmarrës aktivë në jetën e këtij vendi të madh. Janë edhe oponentë të fuqishëm ndaj regjimit në vendin e tyre të izoluar. Megjithëse nuk reshtin se punuari edhe në mbledhjen e ndihmave. Së pari për veshmbathjet dhe pajisje elektroshtëpiake. Aq sa u lejon regjimi i Kastros. Dhe sado që fliteshin si bisedime të fshehta, midis Obamës dhe Raul Kastros. Eshtë përpjekja e tyre. Madje ndofta dhe gjaku latin që ngriti nga Vatikani edhe papa Françeskun dy vite më parë. Shkurt aty, në Majemi është tërësisht Havana. Bashkangjitu edhe shtetasit e tjerë të vëndeve nga Amerika Latine, spanjishtja është dominante. Jo tërthorazi, por drejtpërdrejtë, më mirë të dish spanjisht se sa anglisht. Pra Kuba nuk është në ishull. Në ishull është regjimi.
3)Para një muaji, një kolege e imja kubaneze, shkoi në Kubë pas plot njëzet vitesh nga arratisja. Sa herë që më tregon për gomonen me të cilën erdhi kur ishte pesëmbëdhjetë vjeçe. Mua më kujtohen ato arratisjet me gomone deri vonë të shqiptareve. Më kujtohen telat me gjëmba. Të arratisurit tanë. Të vrarët në kufi. Dhe sigurisht të mbijetuarit. Pesëmbëdhjetë vjeçe me disa të afërm. Nuk e dinte se si do të përballej me të ëmën, babain dhe më të vegjëlit pas saj. Për vite kishte një brengë. Çfarë niste që këtej, a i shkonin familjes? Kuba ishte shumë hermetike. Megjithatë prapë bëri pako, pako me rroba. Pako me çfarë i falnin. Po m'i lanë mirë, po nuk m'i lanë prapë mirë. Kështu thoshte. Mezi po priste t'i tregonte prindërve dhe djalin e saj. E pyesja për telefonin, internetin, etj. Ajo mblidhte supet. Mua më kujtoheshin radhët tek posta e jonë. Emigrantët…, me telefonat e klubeve të rrugës, të ndonjë pronari. A ku ta dish më. Kur erdhi ishte dhe e gëzuar dhe e pikëlluar. Dhe ndryshuar për mirë, por edhe me sy të trishtuar. Njerëzit e saj. Jeta, Kuba. Atje gjithçka po lëviz dhe gjithçka e ka marrë në dorë një grup njerëzish. Ata më afër pushtetit. Ata janë bërë investitorë dhe çmimet për turistët kanë kapur majat. Ato që ajo kishte nisur prej vitesh kishin mbërritur në thërrmija. Por dollarë asnjëherë.
4)Por çfarë i dha revolucioni Kubës. Fideli dhe Rauli. Për sistemin lirinë. Madje krenaria e tyre atje të thonë Kuba e lirë. Por po të futesh në të dhënat e ekonomisë, përkrah vendit ish aleat dhe ish armik. Të kap tmerri. Po ashtu mirëqënia dhe makineria e regjimit ka mbetur akoma me ato që i ndërtoi Amerika. Lëviz akoma me ato që i dha Amerika. Dhe mbahet me naftën e një vendi gjysmë komunist si Venezuela.
Megjithatë është e çuditshme se si zgjat një regjim. Sado dogma, sado dhunë, prapë është e çuditshme. Përpiqem t'a përjetojë si ndjesi. Ose duke u qasur kohëve. Madje dhe memories për ndonjë shpjegim. Qoftë dhe një thënie burri të mençur. Por gjithçka më bllokohet në çast. Përballë kam me dhjetra parrulla, njerëz në togje, ushtri, gardhe… propogandë. Dhunë. Regjim.
Pra si Kuba dhe Amerika janë brenda njëra-tjetrës. Dhe në një të ardhme të jo të largët emri i Kastros do jetë një vulëz. Ndofta fytyra e vërtetë e modelit të keq. Kushedi…
Megjithatë nëse një pjesë e kubanezve pro sistemit, rrevolucionarët e dëshpëruar etj. Janë të befasuar nga valvitja e flamurit amerikan. Një pjesë tjetër , që po shtohet ora orës, po zgjatet tek kangjellat e vizës për në Amerikë.
Ndërsa amerikanët vet, pyesin… (Referuar New York Times) A do hiqet embargoja? A do i njohi Kuba të drejtat e njeriut? Po jeta e kubanezve me të ardhura 20 dollar në muaj, a do rregullohet? Po diktatori, a do qëndrojë? Pyetje që do na sqarohen në të ardhmen. Qofshin transformime të buta. Që Kuba të mos e pësojë si ish aleatët e saj të Europës lindore, që e armiqësuan me Amerikën. Vendin që ata e ëndërrojnë.