Policia nis nga Korça: “Asnjë Justifikim. Bashkë kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Vajzave”

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” u bë çelja e kësaj fushate në qytetin e Korçës.
Ditën e sotme, aktiviteti u zhvillua në zonën këmbësore (pedonale) të Korçës, ku specialistja për dhunën në familje, ndihmësspecialistët e policimit në komunitet SPZ, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Kordinatoren Kundër dhunës në familje, në drejtorinë e kujdesit social, Bashkia Korçë, dhe me aktorët e tjerë mbështetës diskutuan me qytetarët mbi mënyrat se si të ndërgjegjësojmë shoqërinë për t’i thënë JO dhunës.
Të gjithë bashkë me moton: “Asnjë Justifikim. Bashkë kundër Dhunës ndaj Gruas dhe Vajzave”.
Denoncoje dhunën kudo ku e sheh!
Policia është e gatshme për t’ju ndihmuar!
Aktivitete të tilla do të zhvillohen edhe në ditët në vijim, dhe në shkollat e qytetit të Korçës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?