Baca Lush

Nga Ilir Levonja /Të gjithë webet e Shqipërisë sonë, që ti e quan vend pa popull. Shkruajnë se je prej Bërdice, Dajçi, Trushi etj. Madje u këpusin fotove të tua. Sidomos këtyre të sotshmeve, me kopenë e dhive nga një vulë copyright-i. Nga ato të webeve botërore se kanë hallin se mos u vjedhin imazhin tend. Janë një sërë syresh. Kjo është një katastrofë normale shqiptare. Një zallamahi kuçkash. Pasi ty si top model kushedi se sa të paguajnë. Eshtë një anormalitet normal shqiptar.
Sidomos kur thonë se bariu i dhive bllokon aksin rrugor Shkoder, Lezhë. Madje e shesin për sukses ndalimin tënd në komisiariat. I hedhin edhe dru zjarrit e të akuzojnë për yshtje nga opozita. Megjithëse ti aty ke qënë. Ke vite. Opozitar prej kohësh. Më kujtohet që për 8 marsin, protestoje se i kishin katranosur gruas emrin me një emër burri. Apo të martuar jo me ty, por me babain e saj… E kësisoj nuk po përfitonte pensionimin. Mishmash zyrash shqiptare. Po, të na rroj partia.
Kjo ka rëndësi për ne, kjo na bën burra të forte. Kush po pyet për pensionin e gruas tënde. Nuk e shikon… për ne shqiptarët më shuml vlen një ndeshje mes Realit dhe Barçës, se sa e ardhmja jonë. Jemi vend pa popull thua ti. Jo bacë, jemi vend me popull, por popull i dehur ama. Dhe kur je i dehur, realiteti është tjetër gjë. Pra aty ke qënë baca Lush. Nuk e ke sot ditën e pare që proteston. E hëna ka qënë ditë e shpallur prej kohësh prej teje si ditë e proteste. Kundër padrejtësisë së mbifaturimeve, vertetimeve, dëmeve të bruçelosëz, linçesave të pavlera të tregtisë etj. Dhe jo mungesës, por vjedhjes që një qeveri i bën një fermeri. Por këta nuk duan as tregtarë e as fermerë dhish, vreshtarie, a të tjera foragjere. Veç Kanabisit. Ndaj ato plagë të bruçelosëz në kyçet e këmbëve, t’i kesh hallall. Nuk e paske kuptuar qeveriun e hashashit. Nuk i ndan tapitë për dhi, ai. jo. As për vreshtari. Por për atë farën e re të Sativës, e cila zhvillohet shpejt.
U bën kohë që ti proteston.
Madje në një nga pankartat e tua, shkruar dore, thua që kjo qeveri është bërë për të detyruar me shit shtëpi e tokë.
E ke gabim. Dëgjom mua. Dhe shiko Taulantin ku është sot.
Dhe ai nga soji i protestuesve vjen.
Mbill kanabis baca Lush…, mbill kanabis e ta shohësh. Se sa gabim ke qënë. Mos bëj punë të bukura, që siç thoni ju shkodranët me të lëvdue tjetri. Por bëj punë që ta mbytësh gjindjen. Sot vendit këta i duhen. Jo ti që je një qytetar normal i demokracisë.

 

SHKARKO APP