
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar në ”Koha Jonë-Debat” disa nga figurat kryesore të politikës shqiptare, duke ndarë vlerësimet dhe marrëdhëniet e tij me secilin prej tyre.
Lesi: Gramoz Ruçi!
Balla: Është një nga njerëzit më të afërt, në kuptimin e karrierës time politike dhe pas pasur dhe kam fat që edhe sot e kësaj dite jemi shumë miq, takohemi shumë shpesh, flasim shumë shpesh, por është avantazh i madh të kesh punuar dhe të punosh dhe të jesh mik me Gramoz Ruçin.
Lesi: Fatos Nano!
Balla: Mbetet udhëheqësi im, në kuptimin e njeriut me të cilin punova për herë të parë. Pas pak ditësh do të përkujtojmë përvjetorin e ndarjes nga jeta, me njerëzit e tij më të afërt dhe mendoj që ka pasur një kontribut shumë të vyer në atë pjesë të kohës që i shërbeu Shqipërisë dhe PS, për gjithçka që është sot PS.
Lesi: Dritëro Agolli!
Balla: Patriarku i Partisë Socialiste.
Lesi: Anastas Angjeli!
Balla: Profesor, mik i veçantë dhe një njeri që ke gjithmonë kreshëri ta takosh, të të japi këshilla.
Lesi: Kastriot Islami!
Balla: Nuk e di ku bëhet Kastrioti të them të drejtën! Kam kohë që nuk kam folur.
Lesi: Arta Dade!
Balla: Zysha shumë e mirë, e du shumë.
Lesi: Ditmir Bushati!
Balla: Kam punuar me Ditmirin, uroj të di që i ka borxh Partisë Socialiste.
Lesi: Mimi Kodheli.
Balla: Mbetet një grua e mirë, e fortë dhe ka shërbyer si një ministre e shkëlyqer e Mbrojtjes. Mbi të gjitha një shoqe shumë e mirë.
Lesi: Elisa Spiropali!
Balla: E kam kolege Elisën, dhe këshilla që jam kam thënë gjithmonë Elisës është: Në politikë secili bën një kontribut të caktuar dhe gjithmonë duhet të dish që këtë kontribut politik të mos e çosh dëm asnjëherë.
Lesi: Erion Veliaj!
Balla: Erion Veliaj, e kam shok, e kam mik. Ka bërë një punë të shkëlqyer qoftë si ministër dhe si kryetar i Bashkisë së Tiranës. I uroj që këtë dallgë të jetës të tij, të përballjes me drejtësinë ta fitojë.
Lesi: Erion Braçe.
Balla: Shoku im më i mirë.
Lesi: Fatmir Xhafaj!
Balla: Një prej njerëzve që në këto 22 vite së bashku, kam patur fatin të mësoj prej tij shumë gjëra.
Lesi: Pandeli Majko!
Balla: Unë takohem me Pandin, dhe është ende në kohë për të kontribuar dhe është një prej atyre njerëzve që ja dëgjoj fjalën.
Lesi: Edi Rama!
Balla: Edi Rama është një prej atyre njerëzve që i ka sjellë një transformim Shqipërisë në shumë plane, jo vetëm si kryeministër. Dhe ne andej nga Elbasani kemi një shprehje ”rrube”, dhe në ka një njeri në 100 vjet që ja ka ngritur rruben Shqipërisë, më shumë se Edi Rama nuk ka një tjetër.
