FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla në Kuvend: S’ka ndodhur në këto vite që të bëhet debat për procesverbalin

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi ironizoi qëndrimin e opozitës sa i takon diskutimeve sot në seancën plenare.

Ai tha se është e paprecedentë që të diskutohet për procesverbalin për seancën e komisioneve parlamentare.

“Në seancën plenare të datës 24 shtator, kam marrë fjalën që të respektohet rregullorja: seanca plenare fillon me miratimin e seancës së mëparshme. Për procesverbalin fjala u jepet deputetëve që kërkojnë të japin mendim apo saktësojnë mendimin e tyre. Ju lutem zoti kryetar, po ndodh një precedent që s’ka pasur asnjë diskutim për procesverbalin, por vijohet me rendin e ditës. Dëgjova një deputete këtu që flet për këtë çështje dhe nuk duroi dot dhe foli për procesverbalin. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kur Kuvendi të përfshihet nga debati për procesverbalin”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?