FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla publikon pamjet e dy personazheve në protestë: Nga propaganda pro-Iranit te akuzat ndaj UÇK-së

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, sjell deklarata dhe qëndrime të Ikballe Hudutit dhe Fred Abrahams, dy personazhe që së fundmi janë bërë pjesë e frontit kundër investimit. Në pamje, Huduti dëgjohet të flasë me admirim për udhëheqësit shpirtërorë të Iranit, ndërsa Abrahams pranon se ka ricikluar propagandën serbe kundër komandantëve të UÇK-së.

Për Ballën, fakti që figura të tilla janë bërë zëra në mbështetje të protestës nuk është rastësi. “Po si ka mundësi janë mbledh bashkë në një sahan: nga dishepujt e Iranit tek dëshmitarët e paguar nga Kremlini kundër komandantëve të UÇK”, shprehet ai.

Kreu i grupit socialist i jep jehonë edhe shqetësimit të ngritur më herët nga kryeministri Edi Rama për përfshirjen e qarqeve të ndryshme jo miqësore me Shqipërinë në protestë. Në këtë kuadër, ai veçon edhe Dritan Goxhajn, të cilin e cilëson si “gjahtar të Iranit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?