FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bamir Topi tregon gishtin nga Rama e Basha: Keni vënë në pikëpyetje rregullsinë e zgjedhjeve (Video)

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi gjatë një takimi elektoral me banorët e Korçës cilësoi se këto janë zgjedhjet më të çuditshme në 27 vite, pasi partitë nuk garojnë me një program politik.

Sipas tij, marrëveshja mes dy forcave politike vë në pikëpyetje rregullsinë e procesit zgjedhor.

“Është fushata më e çuditshme në 27 vjet. Zakonisht në prag fushatë forcat politike e qartësojnë programin e tyre, këta i kanë përzierë ujërat. Të ashtuquajturat forca të djathta sillen si të majta. Të ashtuquajturat forca të djathta sillen si të majta. Në këto zgjedhje do të kemi disa parti politike që në mënyrë jo transparente kanë bërë një marrëveshje midis tyre. Fakti që janë mbledhur në orët e vona dhe kanë vendosur që korrigjimin e kodit zgjedhor të mos e bëjnë në funksion të këtyre zgjedhjeve. Atëherë jemi në një pikëpyetje të madhe se si do jetë rregullsia e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi shpresuar shumë tek faktori ndërkombëtar, por me sa duket edhe në këtë rast faktori ndërkombëtar ka qenë i pafuqishëm për t’i rënë ndesh interesave të sëmura të disa krerëve politikë që duan të jenë pafundësisht në pushtet”,- tha Topi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?