Basha: Fermerët në ditën më të keqe, Rama-­Meta i mashtruan

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilësoi si mashtrime premtimet e Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Meta në lidhje me lehtësitë e subvencionet për fermerët.

“Fermerët e Korçës në ditën e tyre më të keqe. Rama-­Meta premtuan subvencione dhe lehtësira por asgjë nuk bënë. Cmimi i naftës, i plehrave, i farërave dhe i pesticideve është rritur.

Kostoja e prodhimit, më e lartë se kurrë. Fuqia blerëse ka rënë. Importet korruptive po mbushin xhepat e qeveritarëve, ndërsa qindra mijë ton mollë, patate, fasule, qepë e prodhime të tjera bujqësore të fermerëve shqiptarë po kalben.

Miliona dollarë dëme për fermerët dhe familjet e tyre. Cikli i ri i kultivimit po nis, por fermerët nuk kanë me se t'i blejnë farërat, plehrat dhe naftën.

Në një vit janë kthyer mbrapa sa për 10 vjet. Fermerët janë në krizë, bujqësia është para kolapsit. Ndërsa kryeministri shkrihet me papagajtë e tij.

Thirrini mendjes zotërinj qeveritarë! Mos shkelni mbi punën, djersën dhe sakrificën e mijëra familjeve. Njerëzve u ka ardhur laku në fyt. Durimi i popullit po soset”, shkruan Basha në Facebook.  

SHKARKO APP