FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha me gratë e një biznesi fason: Fëmijët do t’ju ushqehen në shkolla, s’keni pse stresoheni më shumë

Lideri demokrat Lulzim Basha gjatë fushatës së tij në qytetin e Vlorës, bëri dhe një vizitë në një sipërmarrje fasone.

Ai aty shpjegoi planin e tij ekonomik dhe programin e Partisë Demokratike për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Në një bisedë me gratë që punonin në rrobaqepësi, Basha premtoi ulje taksash për bizneset, që në këtë mënyrë të rritej rroga për punonjësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do ulim taksën për bizneset, në mënyrë që pronari të ketë mundësi t’iu rrisë rrogat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për nënat që punojnë këtu duhet paguar më shumë, dhe gjithashtu në shkolla do të sigurohet dreka për fëmijët, deri në orën 16.00.

Femijet do t’i keni të sigurtë s’keni pse stresoheni e mundoheni më shumë”.

Më herët  Basha në një bisedë dhe me pensionistët u tha atyre se vota për numrin 6 është votë për rritjen e pensionit

“Duhet të rrëzojmë qeverinë e vjetër të politikaneve, per t’i hapur rrugën Republikës së njerëzve,” tha kreu i PD.

Basha gjithashtu tha se nën qeverisjen e tij do të ndalohet në mënyrë kategorike droga në vend dhe do të lejohet gjuetia e ligjshme sipas standardeve të BE-së.

“Ne do të ndalojmë drogën, dhe do lejojme gjuetine e ligjshme te normuar sipas standardeve te BE-së,” u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?