FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha: Po ta dëgjosh çfarë thotë, as Edi Rama nuk voton për Edi Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sot pasdite me banorë të Devollit, deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Ramës nëpër mitingje. Duke u kërkuar qytetarëve votën për PS në zgjedhjet e 25 qershorit, kryesocialiste “fajëson sistemin për problematikat” në vend.

Por në përgjigje të ketyre deklaratave, Basha thotë se Rama kërkon më shumë pushtet, “duke fajësuar sistemin e këdo, sikur të kishte mbërritur sot në Shqipëri për herë të parë”.

Sipas kryedemokratit Basha, kreu i socialistëve mashtron qytetarët me deklaratat e tij, të cilat sipas tij “nuk i beson as vetë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha thotë se përgjegjës për korrupsionin dhe situatën ekonomike në vend është vetë kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po ta dëgjosh se çfarë thotë me akuzat që bën, i bie që as Edi Rama nuk e voton Edi Ramën. Sepse përgjegjës për korrupsionin, për abuzimin me pushtetin, për mosmbajtjen e premtimeve, për varfërinë për gjendjen e rëndë të vendit, është një dhe vetëm një, Edi Rama. Ai që qeverisi dhe kishte gjithçka nën kontrollin e tij në 4 vite”, tha kreu i opozitës.

Basha citoi shifrën tronditëse të “Gallup”, që thotë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin, dhe sipas kreut të PD-së “kjo është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?