Beci poston pamjet: Pas 35 vitesh në kushte të mjerueshme, lagjja ”Mark Lula” po ndryshon fytyrë
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci bën me dije fillimin e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Roza Lejn” dhe degëzimeve të saj në lagjen “Mark Lula”, një ndër zonat që prej dekadash është përballur me probleme serioze infrastrukturore. ”Nisëm sot një investim të shumëpritur, që i jep fund një pritjeje mbi 35-vjeçare të banorëve të lagjes ‘Mark Lula’. Bashkë me Qeverinë Shqiptare po e bëjmë realitet këtë transformim që do të sjellë kushte më dinjitoze për komunitetin”,-shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Premtim i mbajtur!
Pas më shumë se 35 vitesh në kushte të mjerueshme, me rrugë të pakalueshme dhe ujë që u futej banorëve në oborre e shpesh edhe në banesa, lagjja “Mark Lula” po ndryshon fytyrë.
Sot nisëm rikonstruksionin e rrugës “Roza Lejn” dhe degëzimeve të saj një investim i rëndësishëm që prek mbi 2 000 banorë, duke përfshirë rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin dhe ndriçimin e 1.6 kilometrave rrugë të brendshme.
Ky projekt, një bashkëfinancim mes Bashkisë Shkodër dhe Qeverisë Shqiptare, i jep fund një pritjeje shumëvjeçare.
KOHA JONË SONDAZH

