Beci takim me strukturat: PS një derë e hapur për ata që ndjejnë frymën e ndryshimit në Shkodër
Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka treguar se këtë pasdite ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste Shkodër. Sipas Becit, PS-ja sot është një derë e hapur për të gjithë ata që ndjejnë frymën e ndryshimit në Shkodër. ”Së bashku me deputetët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste Shkodër, zhvilluam një takim me strukturat e ZAZ 2. Një diskutim i hapur mes të gjithëve, duke analizuar rezultatin e arritur në zgjedhjet e 11 majit dhe angazhimin e secilit për përmirësimin e mëtejshëm në të ardhmen. Partia Socialiste sot është një derë e hapur për të gjithë ata që ndjejnë frymën e ndryshimit në Shkodër dhe duan të kontribuojnë me energji të reja për Shkodra 2030 dhe Shqipëria 2030”,-shkruan Beci.
KOHA JONË SONDAZH

