Begaj, Osmani dhe Spiropali marrin pjesë në një takim të drejtuar nga Grenell
Presidenti Bajram Begaj gjatë qëndrimit në SHBA, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme, ka marrë pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ka qenë emisari i presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Në takim ishte e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si edhe ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali. Në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësues të shteteve të tjera të rajonit, përfshirë ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriç.

KOHA JONË SONDAZH

