Begaj pret zëvendëspresidentin Cevdet Yılmaz: Turqia partner dhe aleat kyç i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz. Biseda mes tyre u fokusua te marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona, avancimin e nismave që thellojnë këtë bashkëpunim, si edhe zhvillimet rajonale dhe çështjet e sigurisë.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore me Turqinë, duke konfirmuar përkushtimin e Shqipërisë për të forcuar me tej partneritetin strategjik.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore midis dy vendeve tona na nxisin për vijimësi, për bashkëpunim në fusha, si: ekonomia, tregtia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, siguria, mbrojtja dhe energjia e rinovueshme.
Shqipëria vlerëson rolin e Turqisë dhe të Presidentit Erdogan si një partner dhe aleat kyç dhe angazhimin përmes dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjerë”, shprehet Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?