
Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, është marrë sot në pyetje për rreth tre orë nga Prokuroria e Tiranës.
Pacolli u thirr për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
“E kam lënë në dorë të drejtësisë, besoj shumë në drejtësi. Do veproj ashtu siç do pasojë vendimet. Aeroporti do të bëhet, do jetë aeroporti më i bukur”, tha Pacolli pas daljes nga Prokuroria.