Ben Blushi: Republika e telefonave të prishur
Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka ironizuar situatën politike dhe mungesën e komunikimi mes drejtuesve të shtetit për zgjidhjen e krizës.
“Kjo krizë po kthehet ne një krizë telefonash. Bujari Nishani thotë deri sa ta zgjidhni vetë mos më merrni ne telefon. Edi Rama i thotë PD me merrni në telefon. Lul Basha thotë ndrysho numrin e telefonit. Ilir Meta thotë telefoni im është i hapur për te gjithë. Kjo është Republika e Telefonave të Prishur”,- shkruan Blushi në Facebook.