Benet Beci inspekton punimet në shkollën “At Gjon Karma”: Vijojnë investimet në infrastrukturën arsimore në Shkodër
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë me dije se në njësinë administrative “Guri i Zi” po kryhet një tjetër ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Punimet po zhvillohen në shkollën “At Gjon Karma”, ku po investohet për kushte më bashkëkohore dhe hapësira më funksionale për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Sipas Becit, projektet e rehabilitimit po realizohen nga Ndërmarrja e Menaxhimit të Objekteve Publike, e cila po zbaton investime të vazhdueshme në institucionet arsimore, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative.
“Falë punës së Ndërmarrjes së Menaxhimit të Objekteve Publike, investimet po sjellin kushte më të mira dhe ambiente më funksionale, jo vetëm në shkollat e qytetit por edhe në njësitë administrative të Shkodrës,” u shpreh Benet Beci./J.H/
KOHA JONË SONDAZH

