Benet Beci reagon pas ngjarjes kriminale në Shkodër: Qytetarët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla

Një ngjarje kriminale e ndodhur mëngjesin e sotëm ka tronditur Shkodrën, duke ngjallur shqetësim dhe pasiguri mes qytetarëve. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale, ku shprehet se kjo ditë nuk ishte e zakonshme për qytetin.

“Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit,” shkruan Beci.

Ai theksoi se ka kontaktuar menjëherë me Ministrin e Brendshëm dhe me strukturat e rendit për të ndjekur situatën, duke garantuar se do të ndërmerren masa për sigurinë e qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla,” shtoi kryebashkiaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet ligjzbatuese janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa priten zhvillime të mëtejshme mbi rrethanat e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?