Benet Beci rikthen palestrën e munguar në shkollën simbol “28 Nëntori” të Shkodrës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, vizitoi sot ambientet e shkollës “28 Nëntori”, një nga institucionet simbol të qytetit, ku po rikthehet në funksion palestra e munguar prej vitesh.

Gjatë vizitës, kryetari Beci, së bashku me drejtoreshën Albana Bushati dhe stafin pedagogjik, diskutuan përmirësimet e projektit të rikonstruksionit për ta bërë sa më praktik dhe të përshtatshëm për nxënësit. Një fokus i veçantë u vendos te hapësirat e zëna në hyrje të shkollës, me qëllim lirimin e tyre për të rritur sigurinë dhe për të lehtësuar lëvizjen e nxënësve gjatë orëve të mësimit dhe pushimeve.

Vizita përfshiu edhe disa ambiente të tjera të shkollës që kërkojnë ndërhyrje të vogla, për t’i bërë ato më mikpritëse dhe të përshtatshme për komunitetin shkollor, duke kontribuar në rritjen e standardeve të një prej gjimnazeve më të njohura të Shkodrës./J.H/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?